E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 6 aktivistë të Vetëvendosjes

Gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar sot në autostradën Prishtinë-Besianë. Sipas zëdhënësit të kësaj lëvizjeje, Erzen Vraniqi, personat e arrestuar janë: Frashër Krasniqi, Blerim Maçastena, Astrit Dehari, Egzon Balaj, Zgjim Hyseni dhe Fidan Vllasaliu.
 

Sipas Vetëvendosjes arrestimi i këtyre gjashtë aktivistëve është bërë pasi kjo lëvizje kishte organizuar bllokimin e rrugës Prishtinë-Merdare, në shenjë proteste ndaj vizitës në Kosovë të Presidentit serb, Boris Tadiç, ambasadorit rus dhe atij bjellorus.
 

“Pushteti është organizuar në shërbim të Tadiçit dhe në këtë mënyrë janë arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë qenë në një kombi-bus”, ka thënë Mulliqaj, duke shtuar se aktivistët e tjerë, të vendosur në pika të tjera, nuk janë arrestuar.
 

Sipas tij, në këtë organizim po marrin pjesë me dhjetëra aktivistë të kësaj lëvizjeje, pa përcaktuar numrin e saktë të tyre, ndërkaq ka thënë se aktivistët janë të pozicionuar në rajone të ndryshme dhe, sipas Mulliqajt, pjesa tjetër e aktivistëve do të qëndrojnë në pikat e tyre në pritje të ardhjes së presidentit Tadiç, ku do të tentojnë të bllokojnë eskortën e tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›