Obama shpall planin për zvogëlimin e ushtrisë amerikane

Në një paraqitje të rrallë në Pentagon, ai shpalli një plan afat-gjatë si pjesë e të cilit mijëra trupa do të dalin nga ushtria. Obama tha se vala e luftës po largohej, porse superioriteti ushtarak i SHBA-ve në botë do të mbetej.
Pentagoni parashikon të kursejë më shumë se 450 miliardë dollarë përgjatë dhjetë viteve të ardhshme.
“Po, ushtria jonë do të jetë më e vogël”, tha Obama para gazetarëve të enjten duke shtuar se “bota duhet ta dijë – Shtetet e Bashkuara do të ruajnë superioritetin ushtarak me forcat e armatosura, të gatshme për tu përballur me të gjitha kërcënimet dhe të papriturat që na paraqiten”.
Obama tha se SHBA-të po e kthenin faqen dhjetëvjeçare të luftërave dhe po kalojnë një moment tranzicioni.
/Start/F. Prroni/
2012-01-05 17:58