E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi uron Peshkopin Teodosije

Me rastin e festës së Krishtlindjeve Ortodokse, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram urimi Peshkopit Teodosije.

“I nderuar Shkëlqesi Teodosije, Kam kënaqësinë t`ju uroj gëzuar për shumë mot Krishtlindjet ortodokse, Juve dhe besimtarëve që ju u prini. Në këtë ditë të shenjtë, lus Zotin që ju dhe të gjithë qytetarët ortodoksë të Republikës së Kosovës, të keni gjithmonë paqe, shumë begati dhe harmoni. Uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja, mirëkuptimi e toleranca”, thuhet në urimin e Krasniqit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›