Arrestohen 9 të rinj, kryenin vjedhje me dhunë

Prova te sekuestruara
Policia e kryeqytetit ka arrestuar nëntë të rinj dhe dy janë shpallur në kërkim pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve.
Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas kanë qenë të organizuar në tre grupe me nga tre anëtarë. Policia ka dokumentuar deri tani 11 vjedhje të realizuar nga këta të rinj.
Të rinjtë realizonin vjedhjet duke provokuar viktimat ose duke u kërkuar cigare apo duke u thënë pse kishin ngacmuar një kushërirën e tyre dhe më pas realizonin vjedhje me dhunë. Ata kanë vjedhur kryesisht para dhe sende personale.
Të arrestuarit janë:
1. S. Çala, 16 vjeç, banues në Bathore.
2. F. Peka, 16 vjeç, banues në Bathore,
3. O.Rexha, 16 vjeç, banues në Bathore.
4. Alban Arapi, 21 vjeç, banues në Bathore.
5. Dritan Shehu, 21 vjeç, banues në Bathore.
6. Oltion Koceku, 22 vjeç, banues ën Tiranë
7. Edmond Xhika, 18 vjeç, banues në Tiranë
8. Erald Zeneli, 18 vjeç, banues në Tiranë
9. Hamit Xhika, 19 vjeç, banues në Tiranë