E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, thirrje Vetëvendosjes: Shmangni dhunën

PRISHTINE- Qeveria e Kosovës i bëri thirrje Lëvizjes Vetvendosje që të shmangë  përdorimin e dhunës dhe përpjekjet për të penguar lëvizjen e lirë të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në reagimin e parë të qeverisë së Kosovës pas ngjarjeve në Merdarë dhe Dheu i Bardhë, shprehet keqardhje për veprimet e dhunshme të Lëvizjes Vetvendosje të drejtuara kundër pjestarëve të policisë së Kosovës të cilët janë në mbrojtje të rëndit dhe ligjit.

Qeveria e Republikës së Kosovës qëndron fuqishëm në mbeshtetje të policisë së Kosovës e cila me profesionalizëm është duke mbajtur nën kontroll të plotë situatën.- thuhet më tej në deklaratën e qeverisë.

Qeveria ka vlerësuar sjelljen korrekte të qytetarëve të Republikës së Kosovës, forcave politike, shoqërisë civile dhe mediat për informimin profesional.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›