Arrestohen autorët e plagosjes së trefishtë në Kukës

Policia e Kukësit ka arrestuar tre persona të akuzuar për plagosjen e trefishtë në Kukës.
Burime zyrtare nga policia i thanë, se të ndaluarit janë Vladimir Gjuta 30 vjeç dhe Baftiar Bruka 22 vjeç të lindur në Kukës dhe me banim në Tiranë, si dhe me precedent penal, shkruan noa.
Arrestimi i tyre u bë sepse këta shtetas janë të dyshuar si autor të plagosjes me armë zjarri të tre personave, në aksin rrugor Kukës- Morinë, në ambientet e një karburanti.
Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Vrasjes së mbetur në tentative ne bashkëpunim” dhe “ Armëmbatje pa leje”./Indeksonline/