Seks në dritare, bien nga kati i tretë dhe vdesin

Një djalë dhe një vajzë kanë humbur jetën sot në qytetin Wuhan në Kinë, pasi kanë rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një ndërtese.
Sipas policisë lokale, çifti po kryente marrëdhënie seksuale i mbështetur në dritare, kur papritmas xhami është thyer dhe ata kanë përfunduar në tokë.
Dëshmitarët okularë tregojnë se ata ranë nga dritarja të përqafuar, ndërsa fotografia ku duken të pajetë në tokë po bën xhiron e botës në internet.
BW transmeton se sipas mediave lokale, dritaret e pallatit ku ndodhi ngjarja janë të një cilësie të dobët dhe xhamat e tyre mund të thyhen lehtësisht./Indeksonline/