Jacobson tregon shenjat e sulmit

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka mbetur me pasoja, nga hyrja dje në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Jacobson ka postuar këtë foto në Twitter ku tregon dorën e saj të mavijosur. “Po e përshtat lëndimin tim me fustanin”, ka shkruar Jacobson, raporton KTV.
Në “Vetëvendosje” insistojnë se askush nga ta nuk e ka prekur përfaqësuesen e SHBA-së, por Ministri i Jashtëm, Hoxhaj ka konfirmuar se Departamenti Amerikan i Shtetit, e ka ftuar ambasadorin Ismaili për t’ia tërhequr vërejtjen për mosofrimin e kushteve të mjaftueshme të sigurisë për ambasadoren Jacobson./Indeksonline/