Arrestohen dy hajdutë në Berat

Ka zgjatur vetëm një muaj aventura e dy te rinjve nga Tirana, te cilët vidhnin dyqane, lojëra fati dhe lloto sportive ne berat. Grabitësit qëndronin ne një hotel te këtij qyteti dhe gjate natës bastisnin dyqanet me leva dhe mjete te forta. Policia ka arritur te arrestoje ne flagrance Dionis Azizin 19 vjeç dhe Aleksander Masatin 20 vjeç. Policia ra ne gjurme te autoreve pasi kishin lënë gjithandej shenjat e gishtërinjve, duke e bere te lehte identifikimin e tyre. Gjate arrestimit te rinjve iu gjeten me vete 13 milionë leke te vjetra.
Shpërndaje