E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, vdes shqiptarja Blerina Meço

Ka ndërruar jete në spitalin e Katanias, shqiptarja 37-vjeçare Blerina Meço, e cila më 9 Nëntor mbeti e plagosur rëndë nga zjarri në apartamentin e saj. Në incidentin me flaket, Blerina u bë një heroinë për opinionin italian pasi kishte sfiduar zjarrin për të shpëtuar tre fëmijët e saj, vajzën 12 vjeç me probleme shëndetësore, djalin pesë vjeç dhe foshnjën vetëm 20 ditëshe. Prej më shumë se një muaji, nëna luftoi edhe me plagët, por pa mundur të mbijetojë, bën të ditur agjencia italiane e lajmeve, ANSA. Ndërkohë, një nene dhe katër fëmijët e saj kane vdekur, si pasoje e zjarrit te rene ne banesën e tyre. Tragjedia ka ndodhur ne Benevento. Viktimat janë Genoveffa Vitelli, 44 vjeç dhe fëmijët e saj, Simone Tammaro, 26 vjeç, Giovanni 24 dhe dy binjaket Antonio e Carlo, 3 vjeç. Flakeve u kane shpëtuar burri i saj, Rocco Tammaro, 51 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur, si edhe babai i tij 85-vjeçar.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›