Arrestohen dy inspektore ndertimi dhe nje polic i Bashkise se Tiranes
TIRANE- Dy inspektore te Inspektoratit Ndertimor te Bashkise se Tiranes nje polic bashkiak dhe nje qytetar u shoqeruan dje ne mbremje vone nga drejtoria e Policise se Tiranes dhe me pas atyre iu komunikua arresti ne flagrance me akuzen e korrupsionit pasiv dhe aktiv te punonjesve dhe zyrtareve shteterore qe kryejne funksione publike.
Sipas policise ata ane arrestuar prej hetuesve te zyres se anti-korrupsionit pas nje urdhri te leshuar nga Njesia e Task-Force e Prokurorise se Tiranes pasi dyshohen se jane perfshire ne lejimin dhe mos prishjen e nje ndertimi pa leje kundrejt shumes se 2 mije eurove nga nje person. Nga kjo shume mesohet se qytetari ka paguar ne dore 500 euro dhe te tjera mendohet se do i paguante me vone.
Lajmi u konfirmua dje ne mbremje nga burime te Drejtorise se Policise se kryeqytetit. Policia konfirmoi se te arrestuarit dyshohet se jane perfshire ne nje situate mitmarrjeje me nje qytetar i cili gjithashtu eshte arrestuar. Ky eshte nje banor i fshatit Sauk dhe parate sipas burimeve policore jane marre ne kembim te mos prishjes se nje ndertimi te tij pa leje.
Burimet thane se hetimi ka nisur disa muaj me pare nga njesia e Task-Forces e Prokurorise se Tiranes ne bashkepunim me Zyren e Hetimit te Antikrimit Ekonomik. Policia tha se ndaj te arrestuarve ka prova materiale te ndryshme perfshire pamje filmike dhe pergjime telefonike. Pritet qe Policia e Tiranes te dale sot ne nje konference shtypi per te njoftuar arrestimet.
Te arrestuarit
Adem Cenmurati inspektor ndertimor ne Bashki
Agustin Lekgegaj inspektor ndertimor ne Bashki
Ylli Bala polic bashkiak
Simon Braholli qytetar qe ndertonte