Banore ne proteste per rrugen Bojkotojme zgjedhjet
FIER- Banoret e komunes se Portezes kercenojne me mospjesemarrje ne zgjedhjet lokale te 8 majit. Mosinvestimet ne rrugen qe lidh kete zone me qytetin e Fierit pritet te jene serish shkaku qe banoret te bojkotojne zgjedhjet e pritshme vendore.
Edhe pse ka kaluar me shume se nje vit e gjysme nga zgjedhjet e vitit 2009 askush nuk eshte kujtuar qe te investoje per ndertimin e segmentit rrugor. Sot kjo rruge eshte me e shktrruar se ne vitin 2009 Ndjehemi te harruar dhe te diskriminuar nga strukturat shteterore. Qeveritaret as qe duan tia dine se zgjedhjet qe kaluan i bojkotuam pikerisht per kete problem qe na shqeteson prej kohesh- shprehen banoret e komunes se Portezes.
Sipas tyre reshjet e rena gjate muajve te fundit te vitit qe shkoi si dhe mungesa e investimeve ne infrastrukturen rrugore prej me shume se 30 vjetesh kane perkeqesuar edhe me shume gjendjen e rruges lidhese te fshatrave Mbylet Plyk dhe Kraps me qytetin e Fierit.
Banoret kane protestuar ne rrugen e shkaterruar per afro 1 ore ditene hene dhe kane kercenuar se do te vijojne protetstat edhe me bllokim te rruges nacionale deri ne afrimin e dites se zgjedhjeve.