E Hënë, 2 Nëntor 2026

Benzi-bunker 700 mln nga fondi i emergjences per fatkeqesite

Makina e blinduar 700 milione leke ka kaluar doganen dhe tani eshte ne dispozicion te Sali Berishes. Kamerat e emisionit Fiks Fare kane shoqeruar udhetimin e saj nga dogana ne Tirane. Parate per makinen u nxoren nga fondi i emergjences i qeverise per fatkeqesite


Kryeministri Sali Berisha ka hedhur nje hap me tej ne perforcimin e masave super-mbrojtese. Pas rrethimit te rrugices se shtepise se tij me roje ai ka tani ne dispozicion dhe nje makine super te shtrenjte te blinduar dhe me aksesore te tjere anti-terror sic eshte bllokimi i sinjaleve elektronike kur ajo leviz. Po ashtu ne mjediset e kryeministrise jane shtuar kontrollet dhe qente anti-mine ndersa familja e tij thuajse ka kaluar ne ilegalitet.


VKM per makinen e blinduar


Ne vendimin e qeverise date 5/11/2010 me nr. 867 shkruhet se ky fond eshte parashikuar ne buxhetin e Drejtorise se Sherbimeve Qeveritare dhe do te shfrytezohet vetem per postin e kryeministrit dhe te delegacioneve. Automjeti ne fjale mesohet se do te perdoret per personalitetet e larta shteterore. Per kete fond te akorduar kryeministrise ne vendimin zyrtar thuhet se ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes te neneve 5 e 45 te ligjit nr.


9936 date 26.6.2008 Per menaxhimin e sistemit buxhetor te Republikes se Shqiperise dhe te nenit 13 te ligjit nr. 10 190 date 26.11.2009 Per buxhetin e vitit 2010 te ndryshuar me propozimin e Kryeministrit Keshilli i Ministrave ka vendosur qe Drejtorise se Sherbimeve Qeveritare ne buxhetin e miratuar per vitin 2010 ti shtohet fondi prej 700 milione lekesh te vjetra per blerjen e nje automjeti te blinduar per parkun e delegacioneve.


Gjithashtu me VKM eshte vendosur se per kete fond do te ngarkohen Kryeministria Ministria e Financave dhe Drejtoria e Sherbimeve Qeveritare per zbatimin e ketij vendimi duke marre parasysh se ky vendim hyn ne fuqi menjehere. Sipas VKM ky fond te perballohet nga fondi rezerve i Buxhetit te Shtetit.


Pergenjeshtrimi i Berishes


Berisha pergenjeshtroi lajmet se ishte duke blere nje makine te blinduar Benz me vlere 700 milione leke edhe pse vendimi ishte marre ne mbledhje te qeverise. Por tashme makina ka mberritur dhe ajo do ti shtohet masave te sigurise per ruajtjen e jetes se Sali Berishes.


I rrethuar nga paranoja se do ta eliminojne fizikisht Berisha po u ankohet dhe diplomateve te huaj ne Tirane duke folur per nje plan per eliminimin e tij. Edhe pse shume diplomate nuk e marrin seriozisht ata kane nisur ta qarkullojne ankesen e tij si serioze per gjendjen psikologjike te tij.


Makina e re e cila eshte nje bunker levizes shpresojme ta qetesoje sado pak kryeministrin gjate fushates elektorale ku do ti duhet te dale ne takime ne rrethe.


Paranoja e Berishes per vrasje me shperthim


Disa dite me pare Shekulli botoi nje analize te eksperteve te sigurise qe gjykonin mbi masat e shtuara te sigurise se kreut te qeverise se Shqiperise. Rruga Mustafa Matohiti ku banon kreu i qeverise eshte e bllokuar prej shume ditesh. Asnje makine e paautorizuar nuk lejohet qe te kaloje aty pa marre me pare aprovimin e Gardes dhe policise.


E gjithe rruga eshte nen patrullimin e rrepte te Gardes se Republikes megjithese godina ku ka apartamentin Berisha eshte vetem nje nga dhjetera godina te rruges. Gardistet jane te armatosur dhe sa here qe kryeministri apo anetaret e familjes se tij hyjne dhe dalin nga ndertesa ata dalin ne rruge duke kontrolluar te gjithe perimetrin rreth makines.


Skenat ndonjehere jane aq te habitshme per banoret sa te kujtojne ish-Bllokun e udheheqjes komuniste. Berisha ka adoptuar per rrugen ku ndodhet shtepia e tij te njejten menyre ruajtjeje me gardiste ne nje rreze shume te gjere dhe me tabela STOP.


Por masat per ruajtjen e Berishes nuk perfundojne tek rruga Mustafa Matohiti ato shtrihen deri ne kryeministri. Me vendim te Policise Rrugore eshte ndaluar parkimi edhe ne rrugen Papa Gjon Pali II. Nga kryqezimi i rruges Mustafa Matohiti e deri tek kryqezimi i rruges Ismail Qemali nuk lejohet me parkimi i makinave. Edhe ne krahun e shtepise se kryeministrit jane vendosur disa pengesa te Policise Rrugore qe ndalojne makinat te qendrojne aty.


Masat e forta te sigurise per kryeministrin Berisha jane vene re edhe ne Kuvend. Gazetaret dhe personeli i Kuvendit per here te pare jane kontrolluar deri edhe nga qente anti-mine.


Operatoreve ne disa raste iu eshte kerkuar qe te ndezin kamerat per te provuar se ato jane thjesht kamera. E njejta situate eshte paraqitur edhe ne Parlament gjate seances plenare. Ne seancen e javes se shkuar jane numeruar me shume se 70 punonjes te sigurise ne korridoret e Parlamentit numer i pazakonte per ate mjedis.


Poshte vendit ku ulet kryetari i qeverise jane vendosur dy truproja te vecanta. Here pas here dy truprojat ngrihen ne kembe dhe qendrojne pa levizur perpara kryeministrit. Ne raste te tjera Garda krijon nje gardh sigurie qe qendron ndermjet foltores dhe anetareve te qeverise.


Qente anti-mine jane bere shoqeruesit e perhershem te kryeministrit pothuajse ne te gjitha daljet e tij televizive.


Sa here qe kreu i qeverise eshte i ftuar ne ndonje studio perpara tij paraqiten punonjesit e Gardes se Republikes qe kontrollojne te gjithe ambientet. Ata shoqerohen edhe nga qente qe kontrollojne nje nga nje zyrat. Pasi Garda bindet se cdo gje eshte OK atehere kryeministri paraqitet ne studio. Kjo ka ndodhur edhe ne televizione qe njihen si prane kreut te qeverise.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›