E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen dy shtetas për 18 vjedhje automjetesh

Operacioni u ndërmor pas një hetimi tremujor, ku nga policia u dokumentuan 18 vjedhje.

Në pranga ranë Zejnel Xheladin Meçe, 35-vjeç, lindur dhe banues në Kukës, i dënuar me pare për veprën penale të vjedhjes së automjeteve si dhe Gëzim Zek Buqa, 19-vjeç, lindur dhe banues ne Suharekë të Kosovës. Aktiviteti i tyre në vjedhjen e automjeteve ka nisur në shkurt të vitit të kaluar në zona të ndryshme të Tiranës, duke grabitur automjete të llojeve të ndryshme.

Nga strukturat e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit, vazhdon puna hetimore për dokumentimin e veprave të tjera penale të kryera nga këta shtetas ne qytetin e Tirane, si dhe ne rrethe te tjera te vendit. Gjithashtu, dyshohet se këta shtetas, automjetet e vjedhura në Tiranë, mund t`i kenë kaluar për në Kosovë nëpërmjet rrugëve dytësore.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan disa automjete tip Golf, aksesorë të automjeteve të vjedhura, disa çelësa, pinca dhe doreza që shërbenin për hapjen e automjeteve, etj. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /Start/

                                                                                             2012-01-08 16:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›