Del automjeti nga rruga, vdes 20-vjeçari

Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, në vendin e quajtur fabrika e tullave, e cila ndodhet në fshatin Bradashesh të Elbasanit.
Sipas policisë, një mjet tip Fort, i drejtuar nga shtetasi Shkëlqim Musta, 50-vjeç, banues në fshatin Mengel, ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga.
Nga ngjarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Armando Musta, 20-vjeç, i biri i drejtuesit të automjetit. Grupi hetimor i cili u dërgua në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e saktë të rrethanave të aksidentit. Ndaj drejtuesit të mjetit, Shkelqim Musta, do të merret masa e arrestit ne flagrance për veprën penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”. /Start/
2012-01-09 08:45