Arrestohen dy të kërkuar për vrasje e grabitje në Angli
Lajmi konfirmohet për Gazetën nga INTERPOL Tirana, sipas të cilëve arrestimet janë kryer ditët e fundit nga kolegët e policisë londineze. Njeri prej te arrestuarve figuron ne listen e 240 personave me te kerkuar
LONDER-INTERPOL arreston në Britani Hamit M. Musain, i cili ishte i 68-ti në listën e 240 personave të kërkuar si të larguar nga burgu gjatë trazirave në vitin e mbrapshtë 1997, si edhe Astrit Bullën, i kërkuar për grabitje me armë të ndodhur qysh në vitin 1999. Lajmi konfirmohet për Gazetën nga INTERPOL Tirana, sipas të cilëve arrestimet janë kryer ditët e fundit nga kolegët e policisë londineze. Në fakt, kanë qenë informacionet e policisë shqiptare të kaluara në Angli nëpërmjet kanaleve të INTERPOL, të cilat kanë bërë të mundur vënien në lëvizje të policisë londineze dhe kapjen e të dyshuarve. Sipas të njëjtave burime, të dy të kërkuarit e Drejtësisë shqiptare ndodhen të izoluar nga autoritetet londineze, të cilat u kanë dhënë të drejtën ligjore për të paraqitur pretendimet e tyre në gjykatë, ku dhe do të vendoset nëse do të ekstradohen apo jo. Hamit M. Musai, sipas Ministrisë së Brendshme, rezulton i dënuar me 17 vjet burg për krimin e vrasjes. Ai ka qenë arrestuar dhe mbajtur në burg deri në vitin 1997, kur ka dalë nga vendi i vuajtjes së dënimit dhe prej asaj kohe ka emigruar jashtë Shqipërisë. Po kështu, edhe vlonjati Bulla është dënuar nga një kalvar i vërtetë gjyqësor për krimin e grabitjes me armë. Sipas Ministrisë së Brendshme, Bulla ka realizuar grabitje në vitin 1999 së bashku me Adriatik Meman, Adriatik Resulin, Marjeta Vishan dhe Ermir Habili. Në aksionin e policisë, ku Bulla u shpëtoi prangave, uniformat blu sekuestruan thika dhe pistoleta TT me të cilat ishin kryer grabitjet. INTERPOL Tirana, fill pas sinjalizimit për arrestimin e dy të kërkuarve mësohet se ka përgatitur dosjet përkatëse, të cilat do i çohen për plotësim Prokurorisë së Përgjithshme dhe mandej Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Jashtme për të realizuar dërgimin e tyre në Britani brenda afatit 30-ditor.
(d.b/BalkanWeb)