E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet në ujërat e detit Jon peshkaqeni gjigant

Pas nxjerrjes në breg, peshkatarët e Lukoves kanë bërë matjet e peshkaqenit, nga ku rezultoi se ai ishte 8.5 metër i gjatë, me perimetër më shumë se 3 metër dhe me peshë 80 kilogramë 

TIRANE-Një peshkaqen gjigant u kap dje në ujërat e Jonit, pranë Lukovës, rreth 2.5 kilometra larg bregut. Peshkatari Pëllumb Canaj tregon se fillimisht mbi sipërfaqe të ujit doli një bisht jo i zakonshëm dhe më pas konstatuan se në rrjetë kishte rënë një peshkaqen. Pas nxjerrjes në breg, peshkatarët kanë bërë matjet e peshkaqenit, nga ku rezultoi se ai ishte 8.5 metër i gjatë, me perimetër më shumë se 3 metër dhe me peshë 80 kilogramë. "Vetëm flatrat e bishtit ishin mbi gjysmë metër të gjata. Kuptuam se peshkaqeni vinte nga thellësitë, ndoshta edhe nga oqeani. Mendojmë se peshkaqeni erdhi në këtë vend të qetë dhe të ngrohtë për të lindur pasardhësit e tij. Në bark i gjetëm 100 peshkaqenë të vegjël", - thotë Canaj. Më pas, preja e rënë në rrjetat e peshkatarëve është copëtuar dhe është dërguar për tregtim në qytetin e Vlorës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›