Nis nesër viti i ri shkollor, policia plan masash
Përmes një deklarate për shtyp, Policia së Tiranës bëri të ditur se për ditën e parë të shkollës janë marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe sigurisë me qëllim mbarëvajtjen e proçesit mësimor.
TIRANE- Një ditë para se 400 mijë nxënës në gjithë vendin të nisin vitin e ri shkollor, policia ka njoftuar planin e masave në garantim të rendit dhe të sigurisë. Përmes një deklarate për shtyp, policia së Tiranës bëri të ditur se për mbarëvajtjen e proçesit mësimor janë ngarkuar me detyra patrulla e përgjithshme e policisë, strukturat e hetimit të krimit, shërbimet e qarkullimit rrugor, që do të patrullojnë shpesh herë në afërsi të shkollave dhe qendrave studentore, sipas juridiksionit që ato mbulojnë.
Në ditën e parë të shkollës, policia e Tiranës do të angazhojë pranë objekteve shkollore punonjës policie, të cilët do të kontaktojnë me drejtuesit e shkollave dhe shërbimin e sigurisë që kanë në territorin e tyre. Gjithashtu në vëmendje do të jenë elementët me precedentë policorë, që cënojnë rendin dhe qetësinë publike dhe në bashkëpunim me rojet private të shkollave, nuk do të lejohen të hyjnë në ambjentetet shkollore. Në kuadër të ditës së parë të shkollës, policia e Tiranës u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të lëvizin në rrugët publike duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Policia sugjeron përdorimin e mjeteve të transportit publik për një rrjedhshmëri normale të trafikut gjatë ditës së nesërme. (e.n/News24/BalkanWeb)