Arrestohen dy të rinj të shpallur në kërkim ndërkombëtar, do ekstradohen në Itali

Janë arrestuar dy të rinj me qëllim ekstradimi në Itali, pasi janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Kërkimit në DVP Tiranë, kanë realizuar kapjen dhe arrestimin e dy të rinjve, J. S. (31 vjeç) dhe R. A. (21 vjeç), pas informacioneve të siguruara në rrugë policore.
Të dy të arrestuarit janë kërkuar nga autoritetet italiane për veprat penale “Organizatë Kriminale” dhe “Trafikimi i Narkotikëve.”
Njoftimi:
Vihen në pranga, me qëllim ekstradimi, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë Kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit:
J. S., 31 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore Vercelli/Itali ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg” për veprat penale “Organizatë kriminale’” dhe “Trafik Narkotikesh” parashikuar nga Kodi Penal i Italisë;
Po nga këto sherbime u arrestua provizorisht edhe shtetasi R. A., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata paraprake e hetimeve në Milano ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafik droge” dhe “Grup Kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.