Arrestohen katër të dyshimtë për grabitje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persna në fshatin Carrabreg të Deçanit. Arrestimet janë kryer më datën 11 të këtij muaji.
"Lidhur me këtë rast, ka pasur një angazhim intensiv të Njësitit të Hetimeve të këtij stacioni policor,në bashkëpunim me të gjitha njësitet tjera, ku pas një pune hetimore të suksesshme, më datë 14.05.2013 është arritur që të identifikohen dhe të arrestohen 4 personat e mundshëm të dyshuar për këtë rast dhe një person tjetër është në kërkim policor. Të dyshuarit janë: Kujtim M. (shqiptar Kosovar, i lindur vit 1994), Albert K. (shqiptar Kosovar,i lindur 1978), Perendim K. (shqiptar Kosovar,i lindur 1995), 4 (B)H – (i mitur)shqiptar Kosovar viti i lindjes 1996)", ka njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Policise.
Sipas njoftimit të dyshuarit , ditën kritike ishte duke i transportuar me makinën e tij nga Deçani në drejtim të Gjakovës,dhe posa kanë arritur në fshatin Carrabreg e kanë detyruar ankuesin ta ndalojë veturën,e pastaj duke e përdorur forcën fizike ia kishin marr kuletën me para(150 euro dhe 200 franga),letërnjoftimin,patentshoferin dhe disa gjera te tjera te cilat i kishte pasur ne të dhe ishin larguar në drejtim të pa njohur.
"Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit dhe sipas urdhrit të Prokurorit të shtetit janë ndalur në mbajtje për 48 orë për të vazhduar me procedura te mëtutjeshme ligjore". vazhdon njoftimi./Indeksonline./