E Diel, 1 Nëntor 2026

Dardane Peja jep dorëheqje nga Bordi i AKP-së

Dardane Peja, punëtore e USAID-it, e cila ishte propozuar nga AKR-ja, ka dhënë dorëheqje sot nga posti i anëtarit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, thonë burime të Gazetës Express.

Vendimi i zonjës Peja vjen vetëm dy ditë pasi që nga Bordi i AKP’së dha dorëheqje edhe Bernadette Roberts, përfaqësuese e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të dy këto dorëheqje, sipas burimeve të Express, lidhen me drejtimin e keq që po i bëhet kësaj agjencie nga Blerim Rexha dhe pamundësinë e tij për të marrë vendime të rëndësishme që lidhen me çështje të privatizimit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›