E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova më e suksesshmja, Serbia dhe Rusia refuzojnë Deklaratën në Berlin

Republika e Kosovës u përzgjodh në grupin e parë të shteteve më të suksesshme ndaj përkushtimit të mjedisit ka njoftuar Ministria e Mjedisit. Në këtë ngjarje, dy vende kanë refuzuar ta nënshkruajnë deklartën e përbahkët.

"Ndërkaq, delegacioni i Serbisë, edhe pse i përzgjedhur në grupin e dytë, refuzuan, bashkë me Rusinë, nënshkrimin e Deklaratës së përbashkët në Berlin të Gjermanisë. Ato qenë dy shtetet e vetme që nuk nënshkruan këtë Deklaratë për konservimin e natyrës përgjatë rripit të gjelbër", njofton Ministria e Mjedisit. 
NUk dihet nëse këtyre dy vendeve nuk u ka pëlqyer rezultati i Kosovës apo pjesëmarrja e saj. 

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë dy vjetëve të fundit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka krijuar një sërë ligjesh, ndër të cilat ai për Parqet Nacionale, si dhe ka intervenuar në mbrojtjen e mjedisit, si vendimet për ndalimin dhe eksploatimin e zhavorit dhe rërës, si dhe vendimi i pak ditëve më parë për ndalimin e të gjitha aktiviteteve në Prevallë.

Iniciativa Evropiane e Brezit të Gjelbër (Green Belt) ka vizion krijimin e boshtit të një rrjeti ekologjik që shkon nga Deti Barens deri në Detin e Zi, duke përfshirë disa prej habitateve më të rëndësishme në fushën e biodiversitetit dhe thuajse të gjitha rajonet e zhdukura biogjeografike të Evropës./Indekononline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›