Arrestohen në Rusi 7 “terroristë të dyshuar”

Shtatë anëtarë të dyshuar të një grupi ekstremist islamik janë arrestuar në qytetin rus Astrakhan.
Zëdhënësi i Komitetit Hetues të Rusisë, Andrei Khegai, ka thënë se të shtatit akuzohen për propagandim të terrorizmit, nxitje të urrejtjes racore dhe etnike, si dhe posedim të paligjshëm të eksplozivëve.
Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme po ashtu kanë thënë se të dyshuarit kanë qenë të përfshirë në rekrutimin e të rinjve, për të marrë pjesë në veprime ekstremiste dhe terroriste në rajonin e Kaukazit Verior, ashtu si edhe në Afganistan dhe Siri./Indeksonline/