E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi: Të respektohet kriteri prej 30 % për femrat

Derisa partitë pritet të prezantojnë listat e kandidatëve për deputet, kreu i prezencës së BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka kërkuar të respektohet kriteri prej 30 për qind për përfaqësimin e grave.

Duke folur pas aktivitetit me temë “Zhvillimi i demokracisë përmes barazisë gjinore”, ambasadori Sequi rikujtoi se përmbushja e këtij kriteri do të jetë pjesë e raportit që Bashkimi Evropian do të paraqesë për Shqipërinë në tetor.

“Në agjendën tonë është me interes përfshirja e grave në politikë. Nuk ka arsye që partitë të justifikojnë mospërfshirjen e grave në politikë. Në tetor Bashkimi Evropian paraqet raportin për Shqipërinë. Në raport përveç ecurisë së zgjedhjeve do të donim të kishim edhe arritjen e kriterit për përfaqësimin prej 30 për qind të femrave në politikë.

Sot dorëzohen listat zgjedhore dhe presim që të plotësohet kriteri 30 % për femrat” theksoi Sequi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›