Ndërron jetë ish-kryeministri i Italisë

Giulio Andreotti, njëri nga figurat më të shquara politike të pasluftës në Itali, ka vdekur në moshën 94-vjeçare.
Andreotti ka qenë shtatë herë kryeministër i Italisë, në periudhën 1972-1992.
Ai ka udhëhequr Partinë Kristian-Demokrate, e cila ka dominuar politikën italiane për dekada të tëra.
Andreotti ka vdekur në shtëpinë e tij në Romë. Në vitet e fundit, thuhet se ka vuajtur nga problemet me zemër dhe frymëmarrje./Indeksonline/