E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen një efektiv dhe tre punonjës të IMT-së në Shkodër për lejimin e ndërtimeve të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksioni të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenin 234 të Kodit të Pr. Penale,  për një punonjës policie dhe tre punonjës të IMT-së, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

A.D,  me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vau i Dejës.
D. LL, me detyrë Inspektor pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.
J.H, me detyrë Inspektore pranë IMT- së, Bashkia Vau i Dejës.
M.L,  me detyrë Përgjegjës pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur nga veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas sigurimit të informacionit nga AMP se disa shtetas po ndërtonin në mënyrë të paligjshme duke u favorizuar nga punonjësit e policisë dhe IMT-së.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›