E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Meta apelon për lirimin nga qelia, regjistrohet kërkesa në Gjykatën e Lartë

Kërkesa e kreut të Partisë së Lirisë, i ndodhur prej një viti në qeli, vjen pak ditë pasi u rrëzua në Apelin e GJKKO.

Gjykata e Lartë ka regjistruar kërkesën e Ilir Metës mbi kundërshtimin e masës së sigurisë. Rekursi është regjistruar më 3 nëntor dhe gjithashtu është caktuar përmes shortit si gjyqtar relator Ilir Panda. Kërkesa e kreut të Partisë së Lirisë, i ndodhur prej një viti në qeli, vjen pak ditë pasi u rrëzua në Apelin e GJKKO.

Meta akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. SPAK ka mbyllur hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›