E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Aksident tragjik në minierat e Martaneshit, humb jetën 62-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 62-vjeçari është regjistruar paraditen e sotme në një prej minierave të Martaneshit.

Siç raportohet, viktimë ka mbetur shtetasi Sulejman Kurti, 62-vjeç, administrator i një prej subjekteve minerare në zonë, “Ervini shpk”.

Policia ka mbërritur në vendngjarje duke marrë në pyetje stafin teknik të kompanisë si dhe punonjësit e pranishëm në momentin e aksidentit fatal.

“Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›