Arrestohen rrëmbyesit e malazezëve

Futbollisti Valentin Nikolli 25 vjec dhe Ardit Skanaj 24 vjec janë autorë të dyshuar të grabitjes me maska të dy shtetasve malazezë, ndersa kushëriri i tyre, Flori Nikolli 25 vjec është i riu qe iu largua postblloqeve të policisë këtë të shtunë, ku gjatë përplasjes me armë me uniformat blu, mbeti i vrarë 16 vjecari Armando Skanaj.
Operacioni i policise per kapjen e te kerkuarve per grabitjen me maska perfundoi te shtunen si ne filmat aksion, me ndjekje disa oreshe dhe perplasje mes te dyja paleve. Kur Policia e Lezhes tentoi te kontrollonte ne autostrade nje automjet me targat e Tiranes per shkak te informacioneve se ne te ndodheshin si pasagjere edhe grabitesit e malazezeve, ata refuzuan t’i pergjigjen thirjes se postbllokut per te ndaluar.
Mjeti me targa TR 7870 R ka vijuar itenerarin drejt Shkodres por nje postbllok tjeter ne vendin Ura e Cenit ka tentuar ta bllokoje. Mjeti me tre pasagjere ka shmangur postbllokun duke perplasur nje punonjes te Policise Rrugore, i cili mbeti i plagosur ne vendngjarje. Pas kesaj ata kane qelluar me mjet edhe dy automjete te tjere te policise qe u perpoqen t’i bllokojne. Ne kete vend policia raporton se ka ndodhur shkembimi i armeve te zjarrit, ndersa ndjekja e te rinjve ka vijuar deri ne fshatin Balldren.
Policia gjeti te pajete ne automjet 16 vjecarin Armando Skanaj, vellai i autorit te grabitjes se malazezeve Ardit Skanaj i cili ndodhej ne kete automjet se bashku me Flori Nikollin. Ky i fundit pas arrestimit akuzohet per kundershtim te forcave te policise. Nderkohe dy te tjeret akzuohen per per grabitjen me maska te malazezeve.