E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen shitësit e pikturës së rreme të Picassos

Ministria e Brendshme e Spanjës ka njoftuar se policia ka arrestuar katër persona që ishin duke tentuar të shisnin një pikturë të Pablo Picassos për 1,5 milion dollarë. Piktura, version i falsifikuar i veprës së vitit 1964, të quajtur "Busti i Jeune Garcon" ishte shoqëruar nga dokumente false të vërtetësisë, që mbanin nënshkrimin e Palomas, njërës prej vajzave të piktorit spanjoll, si dhe të një eksperti të njohur të artit në Francë.

Hulumtuesit i kanë marrë këshillat profesionale nga ekspertët e muzeut dhe janë përcaktuar se piktura e vërtetë është më ndryshe sesa ajo e rreme që është ofruar, dhe se mban nënshkrimin zyrtar të Maya Widmaier, që është një nga pasueset e piktorit të lindur në Malaga. Ministria e Brendshme spanjolle përmes një deklarate për media ka njoftuar se policia ka arrestuar tre persona të përfshirë në shitjen dhe pronarin aktual të pikturës, që është koleksionues i njohur në Madrid.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›