E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajrami, mes Francës dhe Spanjës

Emir Bajrami shumë shpejt pritet të vendosë për të ardhmen. Mesfushori kosovar për shkak të minutazhit të vogël ka vendosur t’i japë lamtumirën klubit holandez Twente, me të cilin ka kontratë edhe për dy vite.

Sipas gazetës së përditshme sportiv Expressen, Emir Bajrami ka dy opsione në duart e tij. Reprezentuesi suedez pritet të huazohet te një skuadër e La Ligës spanjolle ose te skuadra franceze Monaco, e cila garon në ligën e dytë të këtij vendi.

Menaxheri i kosovarit Patrick Mork nuk ka dashur të flasë rreth klubeve të interesuara. “Nuk dua të flas me spekulimet për klubet e interesuara. Emiri do të vendosë shumë shpejt për klubin e ri”, ka thënë Mork.

Emir Bajrami, i cili së fundi luajti me Suedinë në ‘Euro 2012’, ishte transferuar në Twente nga Elfsborg në vitit 2010. Në sezonin e parë ai shkëlqeu në fanellën e klubit holandez, derisa sezonin e fundit e gjeti atë në bankinë pasi trajneri anglez Steve McLaren nuk i dha rastin të luajë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›