E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen trafikantët e drogës në Bolonja

Bolonja - Një bandë që merrej me treafikun e drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë është goditur nga autoritet policore italiane. Të arrestuar janë 18 anëtarë të kësaj organizate, shumica e të cilëve janë me shtetësi shqiptare. Sasia e heroinës së sekuestruar është 90 kg. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë publik ende nga policia italiane.Po sipas policisë së vendit fqinj, banda importonte sasi të mëdha heroine të cilësisë më të mirë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Hetimet për veprimtarinë e kesaj organizate kishin filluar që në muajin gusht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›