E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce, 450 mln lekë borxhi i debitorëve në ATK

Agjencia e Trajtimit të Kredive në Korcë thotë se është 450 mln lekë borxhi që debitorët kanë marrë ndër vite në ish-bankat shtetërore. Shuma, është ndër më të mëdhatë duke u krahasuar me rrethe të tjera të vendit. 

KORCE- Rreth 450 milionë lekë të reja është borxhi i debitorëve në Agjensinë e Trajtimit të Kredive në Korçë. Shifra e lartë e akumuluar në vite nga kreditë e mara në ish bankat shtetërore duket se ka vështirësi për t’u mbledhur, ndërkohë që një pjesë e këtyre kreditorëve porblematikë janë emigrantë. Lista e zezë e kredimarrëvse është e gjatë dhe sipas përfaqësuesve të ATK në Korçë ajo përmban plot 1112 kredimarës të cilët nuk kanë shlyer në kohë borxhin e tyre të trashëguar prej më shumë se një dekade.

“Numri gjithsej i huamarrësve që janë trashëguar me krijimin e Agjensinë e Trajtimit të Kredive në Korçë ka qenë 1112 huamarrës. Për vitin 2009 dhe në vazhdim kjo agjenci do tëtrajtojë rreth 480 huamarrës” Thotë Hysen Kobvellari përfaqësues i ATK në Korçë

Për 100 kreditorë Zyra Përmbarimore në këtë qytet ka nisur proçesin e sekuestrove, pas pritjes së gjatë në vite dhe procedurave ligjore të ndjekura hap pas hapi nga agjensia në fjalë. Shuma që duhen të shlyejnë kredimarësit është e konsiderushme dhe ndër më të mëdhatë duke u krahasuar me rrethe të tjera të vendit.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›