E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen vrasesit e shqiptareve

Karabinierët e Milanos kanë arrestuar dy vëllezër, Mattia dhe Maurizio Archinito, të akuzuar për vrasjen e dy shtetasve shqiptarë.

Ngjarja ka ndodhur më 16 nëntor të vitit të kaluar, kur dy shqiptarët 27 dhe 51 vjeç u vranë ndërsa udhëtonin me biçikleta në Abiategrasso, në zonën e Milanos. Ata u goditën me një breshëri plumbash të shkrehur nga një revole gjysmëautomatike dhe nga një pushkë kalibër 12. Vrasja u krye shumë pranë kazermës së karabinierëve të cilët ndërhynë urgjentisht, por pa mundur të shpëtojnë asnjërën prej viktimave që ndërruan jetë mënjëherë. Pas hetimesh të gjata VrasjeTiranë, ekzekutohet me armë 45-vjeçari Ekzekutohet i liruari nga burgu Vrasja e shqiptarit në Britani e të vështira janë arrestuar dy të rinjtë italianë, 19 dhe 22 vjeç, që duket se kanë vepruar sipas rregullave të mafies siçiliane për të zgjidhur problemet lidhur me kontrollin e territorit të shpërndarjes së drogës. Gjatë konferencës për shtyp, hetuesit bënë të ditur se përveç kësaj, vrasja e dyfishtë ka pasur edhe arsye raciste. Dy të arrestuarit, me origjinë nga Siçilia dhe të rritur në kushte degradimi e dhune, urrenin shqiptarët në përgjithësi, aq më shumë ata që u bënin konkurrencë në shitjen e lëndëve narkotike në zonë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›