E Diel, 1 Nëntor 2026

Anaidi fitoi falë 600 kartelave telefonike?

Anaidi është shpallur fituesi i edicionit të gjashtë të këtij Big Brother, një shou që për tre muaj ka mbajtur të mbërthyer para ekranit qindra shqiptar.

Gjithmonë nga disa banorë vit pas viti ka pasur polemika sa i përket votave, pasi secili prej tyre në fakt arrin një popullaritet të caktuar. Shpesh fansat nuk votojnë, por japin mbështetjen e tyre në rrjetet sociale ku dhe tonet janë më të zjarrta. Megjithatë në fund fare janë pikërisht votat me celular ato që vendosin pikat mbi I.

Kështu ka ndodhur edhe këtë vit, ku pëlqimi i publikut dukej se anonte mes Anaidit dhe Elonës nga sondazhet online. Në fund ka triumfuar Anaidi, djaloshi 27-vjeçar nga Tirana.

Një javë pas fitores ''TH&TH" ka mësuar se ai është mbështetur fuqishëm nga famlijarët e tij, të cilët javën e fundit duket se nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë votuar Anaidin.

Sipas shitësve të marketeve në zonën përreth, saktësisht afër një pike basti, familjarët e tij kanë blerë me qindra karta telefoni për të votuar Anaidin dhe duket se në fund këto vota kanë bërë edhe diferencën për fituesin, shkruajne mediat shqiptare.

“Rreth 600 karta kanë blerë” thotë një zotëri, i cili është më se i bindur në shifrat e tij. Madje kanë qenë pesë veta përfshirë edhe të atin e Anaidit, të cilët kanë votuar parreshtur gjatë gjithë natës finale, sipas po të njëjtit burim.

Vetë Anaidi, i pyetur nëse ishte e vërtetë se familjarët e tij kanë blerë, shumë..qindra karta për ta votuar, e ka pohuar këtë fakt, por nuk ka saktësuar asnjë shifër. I ka mjaftuar fakti se familja ka qenë faktor kyç që ai ta fitonte këtë aventurë, madje fitoren ia kushtoi të atit të tij.  /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›