E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha mbyll fushatat ne Gjirokaster e Vlore

Mbrëmjen e së dielës, kryeministri Sali Berisha përmbylli fushatën elektorale të PD-së në Gjirokastër, ku nuk ka lënë pa përmendur edhe impenjimin e tij të orëve të paradites, inaugurimin e tunelit Tiranë-Elbasan, të cilin e quan një nga kryeveprat e qeverisë së tij.

Berisha u ka bërë thirrje të pranishmëve në miting, që të bashkohen me forcën politike të drejtuar prej tij dhe të votojnë më 23 qershor për përpjekjen tonë, sic e quajti ai, për një Shqipëri të zhvilluar. Kryeministri ritheksoi edhe njëherë arritjet e qeverisë së tij gjatë këtyre 8 viteve në pushtet, ku vecoi rrjetin rrugor që, sipas tij, është i denjë për një vend të zhvilluar. Ndërsa në 4 vitet në vijim ai premtoi se do Zgjedhjet 2013Partia Socialiste mbyll fushatën në Elbasan New York, miting kundër Berishës“LSI, forca e integrimit” të vazhdojë në rrugën e zhvillimit drejt Europës, duke ndërtuar shkollat më moderne, duke ulur taksat dhe duke hapur vende të reja pune. Berisha nuk ka harruar pa sulmuar edhe kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, duke i thënë se “me qytetarët e sheshit në Gjirokastër e bashkojnë idealet”. Sipas tij, shoku “mavi” ka një rekord të vecantë, pasi flet shumë, por nuk arrin dot t’i bindë të tjerët. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›