Pranga 19 vjeçarit, posedonte 8.4 gram cannabis sattiva
Specialistët e Seksionit Kundër Narkotike, në Policinë e Tiranës, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Ramazan Kurdedja, 19 vjeç, banues në Tiranë.
Kapja e tij u realizua në flagrancë nga policia në rrugën "Kongresi Manastirit", ku gjatë kontrollit të automjetit tip BMV, me targë V 534 HMJ, i janë gjetur 3 qese farmacie me peshë 8.4 gram me gjithë ambalazh të dyshuara me bimë narkotike e llojit cannabis sattiva.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 8.4 gram cannabis sattiva, mjeti tip BMV, me targë V 534 HMJ dhe një telefon celularë.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij do t`i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për konsumim të veprës penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".