Mbyten në Gjirin e Lalëzit xhaxha e nip
10/07/2009 Në Elbasan, një tjetër i mbytur
DURRES- Në pasditen e djeshme në Gjirin e Lalëzit janë mbytur në det dy persona, të cilët kishin udhëtuar nga Tirana për të pushuar në bregdetin e Durrësit. Bardhyl Zeqollari 39 vjeç dhe nipi i tij i quajtur Alban Zeqollari janë mbytur në afërsi të fshatit të quajtur Draç rreth 40 km nga Durrësi. Burime policore thonë se është nxjerrë nga deti trupi i pajetë i të rriturit Bardhyl Zeqollari, ndërsa nipi i tij ka mbetur ende në det. Polumbarë nga Tirana dhe efektiva speciale nga Durrësi së bashku me grupin hetimor janë nisur drejt vendit ku ka ndodhur ngjarja e rëndë. Gjithçka ka ndodhur në orët e pasdites teksa familjarët e Zeqollarit po bëheshin gati të iknin nga deti për t’u kthyer në shtëpi. Por ka qenë një dëshirë e fundit e tyre për t’u larë edhe një herë në det, ndërsa as xhaxhai e as nipi nuk do të dilnin që andej të gjallë. Ende nuk ka konfirmime zyrtare për shkakun e vdekjes, por mendohet se çdo gjë ka ndodhur pasi i rrituri Bardhyl Zeqollari ka kuptuar se nipi i tij ishte lodhur dhe se po e linin forcat. Ai ka tentuar të afrojë ndihmë, por pa mundur ta tërheqë të nipin ka pirë edhe vet ujin e kripur. Në momentet kur 39-vjeçari ka tentuar të dalë në sipërfaqe për të marrë frymë dhe forcë ai është ndier i pafuqishëm. Bardhyl Zeqollari ka kërkuar ndihmë dhe drejt tij e fëmijës janë lëshuar disa pushues. Sipas pohimeve policore, xhaxhai dhe i nipi i tij nuk kanë qenë më shumë se 50 m larg bregut, por as njëri e as tjetri nuk kanë mundur të dalin me not që andej. Ndërkohë një shtetas i mbytur është gjendur në Elbasan. S. SH 78 vjeç me banim në lagjen “Shën Koll” të Elbasanit u gjet dje pasdite i mbytur në ujërat e lumit Shkumbin. Kufoma u identifikua nga kalimtarë të rastësishëm në afërsi të pompave të ujit të qytetit të Cërrikut. Ata kanë parë kufomën e një burri që kishte dalë në breg dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe grupi hetimor. Nga ekzaminimet paraprake nuk janë dalluar shenja të dhunës mbi trupin e të moshuarit. Mendohet se ai është mbytur aksidentalisht në lumë. Kufoma u dërgua në morgun e qendrës spitalore për ekzaminime të mëtejshme. Për hetime të mëtejshme materialet i kaluan Prokurorisë.