E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy te mbytur ne Gjirin e Lalezit

Xhaxha e nip humben jeten pasi u mbyten ne ujrat e nje plazhi prane Ishmit ne zonen e Durresit, ndersa nje djale 11 vjecar ndodhet ne spital. 37 vjecari Bardhyl Zeqollari, djali i tij 11 vjec dhe nipi 16 vjec Alban Zeqollari kane qene duke bere plazh 30 kilometra larg Durresit. Deshmitaret qe u ndodhen aty kane treguar se 37 vjecari ka qene duke u lare ne det, kur ka kerkuar ndihme dhe menjehere nipi i tij ka shkuar ta shpetoje. Pas tij ka rendur edhe djali 11 vjecar. Xhaxha e nip nuk kane mundur te mbijetojne edhe pse kane luftuar me dallget, ndersa pushuesit qe ndodheshin ne plazh arriten te nxjerrin nga uji djalin e vogel 11 vjecar. Polumbaret kane mundur te nxjerrin nga deti trupin e pajete te 37 vjecarit, ndersa kerkimet vazhdojne per trupin e nipit te tij Alban Zeqollari.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›