E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 30-vjeçari me precedent kriminal në Fier, zbardhen katër vjedhje - ATSH -

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Një 30-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi dyshohet se gjatë muajit tetor ka kryer katër vjedhje me thyerje në biznese të ndryshme në qytet.

Policia e Fierit finalizoi operacionin e koduar “Precedenti”, gjatë të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Y. D., 30 vjeç, banues në Fier, i shpallur më parë në kërkim për vjedhje.

Sipas Policisë, nga veprimet hetimore dyshohet se 30-vjeçari, gjatë periudhës 19-28 tetor 2026, ka vjedhur me thyerje në katër biznese në qytetin e Fierit shuma parash, dy telefona celularë dhe pajisje të ndryshme, përfshirë serverin e kamerave të sigurisë.

Policia bën të ditur se i arrestuari ka precedent kriminal në fushën e vjedhjes.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›