E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohet 31 vjeçari në Elbasan, i sekuestrohen pasuri me vlerë 136 mijë euro, për çfarë akuzohet

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 31-vjeçar të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 01.12.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu, u bë sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 136 000 euro (1 apartament në Durrës dhe 3 automjete), të cilat dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi.

31-vjeçari ka qenë i arrestuar më parë në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›