E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sekuestrohen 140 kg kanabis, katër të arrestuar në Vaun e Dejës

Policia e Shkodrës ka sekuestruar 140 kg cannabis sativa në trajtë boçesh në fshatin Naraç, në Vaun e Dejës, dhe ka vënë në pranga katër persona.

Sipas policisë, u arrestua pronari i banesës dhe tre familjarët e tij, Zef Shtjefni, 61 vjeç, Gent  Shtjefni, 38 vjeç (babë e bir), Dritan Shtjefni, 35 vjeç dhe David Shtjefni, 42 vjeç (vëllezër, nipat e Zef Shtjefnit, të gjithë banues në fshatin Naraç.

Katër personat e arrestuar kishin përshtatur një banesë për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje të furnizuara me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti rreth 140 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa në trajtë boçesh.

Gjithashtu u gjetën pajisje të ndryshme që dyshohet se janë përdorur për kultivimin e bimëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me lëndën narkotike dhe 1 mjet zetor me rimorkio./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›