E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kapet “tmerri” i biznesve në Tiranë, 32-vjeçari realizoi 16 vjedhje në kryeqytet

Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar i akuzuar si autor i të paktën 16 vjedhjeve në kryeqytet.

Në prangat e uniformave blu te komisariatit numër.1 ka rënë Ergi Gjeçi. I riu rezulton një emër i njohur për policinë.

Ai është arrestuar më heret për drogë dhe vjedhje.

32-vjeçari është përdorues i kokainës dhe dyshohet se për këtë arsye kryente edhe vjedhjet e shumta në Tiranë.

Ai pikaste biznese të ndryshme në të cilat kishte arritur të merrte shuma parash nga 30 mijë lekë deri në 100 mijë lekë të reja./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›