Arrestohet 33-vjecari iu gjet pistolete gjate kontrollit
Plani i ri i masave te ndermarra nga Policia e Shtetit ka vene ne pranga nje te ri i cili shetiste i armatosur neper kryeqytet. Specialistet e Seksionit kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit bene te mundur arrestimin ne flagrance te shtetasit Edvin Fatos Bode 31 vjec banues ne Berat. Kapja dhe me pas arrestimi i tij u krye sepse mbreme rreth ores 1930 ne rrugen Irfan Tomini tek ish-stacioni i fundit i Tiranes se Re gjate kontrollit te ushtruar bazuar ne planin e masave nga ana e sherbimeve te Policise se Rendit eshte kapur ne flagrance me nje pistolete tip Zastava e kalibrit 9 mm se bashku me 5 cope fisheke te cilet u bllokuan ne cilesine e proves materiale. Zbulimi i bazave te veprimtareve kriminale dokumentimi ligjor dhe identifikimi e kapja e autoreve te tyre eshte nje nder objektivat e Strukturave se hetimit te Krimit te Policise se Kryeqytetit.