E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godasin dhe ofendojne policin arrestohen

Dy te rinj jane vene ne prangat e policise pasi kane ushtruar dhune ndaj nje efektivi te policise se kryeqytetit. Arrestimi ne flagrance i Endri Musollarit 23 vjec banues ne Tirane dhe Lirim Hoxhes 20 vjec banues po ne Tirane eshte bere nga sherbimet e Parandalimit dhe te Hetimit te Krimit ne Komisariatin e Policise nr. 1 Tirane. Sipas deklarates te bere nga policia e Tiranes kapja dhe me pas arrestimi i tyre u krye sepse dyshohet se keta shtetas ne rrugen Ali Demi prane lokal Relax kane fyer kundershtuar dhe goditur ne krye te detyres punonjesit e Patrulles se Pergjithshme. Gjithashtu ata kane prishur qetesine publike duke shkaterruar pronen e lokalit Relax ne bashkepunim. Materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale Kundershtim i punonjesit te rendit publik Prishje e qetesise publike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›