E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhjet me maska ne disa dyqane e banesa arrestohet Haska

Policia dokumenton vjedhjet dhe gjen provat e krimit ne banesen e 32-vjecarit nen hetim raste te tjera vjedhjesh ne zone

Nga specialistet e Parandalimit dhe Hetimin e Krimit ne Komisariatin e Policise Gjirokaster dy net me pare eshte marre informacion ne rruge operative se nje person nga lagja Manalat i Dyte te qytetit Gjirokaster mund te ishte autori i disa vjedhjeve te kryera gjate vitit 2010 ne Gjirokaster. Sipas burimeve zyrtare mbi bazen e ketij informacioni eshte ushtruar nje kontroll ne banesen e shtetasit Skender Haska 32 vjec lindur dhe banues ne lagjen Manalat i Dyte te qytetit Gjirokaster i denuar me pare per vjedhje. Nga kontrolli i ushtruar ne banesen e tij u gjeten dhe u sekuestruan nje sere sendesh te vjedhura nga ana e tij ne disa lokale banesa dhe shkolla si dhe u gjeten e u sekuestruan ne cilesine e proves materiale edhe mjete qe ai perdorte per te kryer keto vjedhje si maska doreza kacavida etj. Menjehere nga ana e policise eshte bere shoqerimi i ketij shtetasi ne komisariatin e policise Gjirokaster ku nga veprimet e para hetimore ky shtetas ka deponuar se ka kryer nje sere vjedhjesh. Te njejtat burime tregojne se Skender Haska pasi kryente vjedhjet qendronte i fshehur ne banese me qellim shmangies shoqerimit e pyetjes nga policia. Gjithashtu dyshohet te jete dhe autor i vjedhjeve te tjera te ndodhura ne rrethin e Gjirokastres e po punohet per dokumentimin ligjor te tyre. Disa nga vjedhjet qe i atribuohen ketij shtetasi jane konkretisht me daten 29.05.2010 ky shtetas ka vjedhur me thyerje banesen e shtetasit L. B. nga lagjja Dunavat i qytetit Gjirokaster ku ka marre shumen prej 330.000 leke te reja dhe sende te tjera me daten 25.06.2010 ky shtetas ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit F. Sh. brenda ambienteve te Spitalit Rajonal Omer Nishani Gjirokaster ku ka marre nje shume lekesh prej 13.000 leke te reja dhe pije alkoolike e steka me cigare me daten 25.11.2010 ky shtetas ka vjedhur me thyerje magazinen e shtetasit P. N. ne lagjen Kodra e Shtufit Gjirokaster ku mesohet se ka vjedhur vegla pune te ndryshme me daten 09.12.2010 ky shtetas ka vjedhur me thyerje kabinetin e informatikes te shkolles 9-vjecare Urani Rumbo te qytetit Gjirokaster ku ka marre nje kompjuter me gjithe aksesoret e tij dhe me pas ka vjedhur edhe dyqanin brenda ambienteve te kesaj shkolle ku ka vjedhur embelsira patatina e cigare. Ne cilesine e proves materiale ne banesen e ketij shtetasi u sekuestruan keto sende te vjedhura si nje kompjuter i markes KTC me aksesoret e tij memorie kompjuteri tastiera dhe maus nje ballandez dhe nje Koft Troko si dhe nje cante brenda se ciles ndodheshin kacavida pinca dy pale dorashka dhe nje kapuc maske qe perdoreshin per te kryer vjedhjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›