E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 41 vjeçari në Fier, kanoste 71 vjeçarin për ti marrë para

Një 41-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se prej vitit 2024 kanoste vazhdimisht një 73-vjeçar, me qëllim që t’i merrte një shumë parash.
Sipas hetimeve, i arrestuari, i cili ka precedent penal për krime kundër personit, pretendonte se djali i të moshuarit i kishte borxh shumën e parave që kërkonte.

41-vjeçari Ilir Sherifaj u identifikua dhe u vu në pranga pas hetimeve të kryera me metoda speciale nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga 73-vjeçari. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›