E Diel, 1 Nëntor 2026

Shiste drogë në shkolla, arrestohet 15 vjeçari, dyshohet të jetë shfrytëzuar nga grupet kriminale

Blutë e Shkodrës arrestuan një të mitur 15-vjeçar, në afërsi të një shkolle në lagjen “Vasil Shanto” me doza kanabisi. Gjatë kontrollit fizik dhe në një ambjent të zbuluar nga policia, 15 vjecarit banues në Shkodër, iu gjetën dhjetëra doza kanabisi, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen. I mituri dyshohet të jetë shfrytëzuar nga grupet kriminale për shpërndarjen e drogës, pikërisht për shkak të moshës së tij, për të mos rënë në sy pranë shkollave, por të besohet se mund të jetë nxënës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›