Arrestohet 64 vjeçari, dogji 30 hektarë pyll nga pakujdesia

Tiranë, 23 gusht, NOA Pakujdesia gjatë pastrimit të pronës së tij nga barërat e këqija mund ti kushtojë disa muaj burg, një 64 vjeçari nga fshati Palaq i Prezës në Tiranë.
Muharrem Beqir Kasa dje është arrestuar nga Policia e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, pasi akuzohet si autor i djegjes së rreth 30 hektarëve pyll dhe 100 rrënjë ullinj.
Kasa ka qenë në pronën e tij duke djegur disa prej mbeturinave, por në një moment zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe flakët kanë përfshirë gjithë pyllin.
Veç drurëve të pyllit, zjarri i shkaktuar prej pakujdesisë së tij, ka shkaktuar dhe djegjen e 100 rrënjëve ullinj në një pronë private.
Pas sinjalizimit të policisë kanë nisur hetimet për zjarrvënësin. Kasa akuzohet për veprën penale.atë tëShkatërrimit të pronës me zjarr.
a.k/NOA