E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet Efraim Diveroli për trafik armësh

është arrestuar sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Efraim Diveroli, personi i cili është mjaft i njohur për shqiptarët,si një ndër protagonistët kryesorë në skandalin e armëve me Shqipërinë, pas shpërthimit në Gërdec në vitin 2008. Lajmi është bërë publik nga gazeta presitgjioze "New York Times" që deklaron se për Diverolin janë artikuluar të tjera akuza përveç asaj për trafik të paligjshëm armësh. Në një dosje prej 18 faqesh hartuar nga oficeri special Kevin Mçan, 24 vjecari Diveroli akuzohet se në sajë të kompanisë Advanced Munitions, ka trafikuar armë pa patur një licensë federale. Dosja i është paraqitur autoriteteve të prokurorisë.
Diveroli është regjistruar teksa i kërkonte ndihmë një agjenti që të importonte armë të ndaluara nga SHBA nga një fabrike në Korenë e Jugut. efraim Diveroli akuzohet për afera të paligjshme ndërsa arrestimi i tij, sipas NYT, është bërë të premten në kontenë Brevard në Florida, të SHBA-së, me akuzën për armëmbajtje pa leje, ndërsa ishte një person ende në pritje të vendimit. Ai doli të hënën përpara një gjykate federale në distriktin e Orlandos ku edhe iu prezantuan akuzat. Mediat shkruajnë se zbulimi i tij se fundmi, është bërë nga një agjent sekret, përmes një operacioni të maskuar të autoriteteve policore. Agjentet e policisë u shfaqën si persona që donin te blinin arme prej Diverolit.
Sipas akuzave të reja ai kishte tentuar të lidhej me një tjetër trafikant për të siguruar armët dhe për t'i rishitur ato në zonën e Miamit. Ai në bisedat e regjistruara me agjentë të ATF-së, ka thënë se ishte konsulent i një kompanie që kishte nevojë për të importuar fishekë nga një fabrikë në Korenë jugore dhe t'i transportonte ato nëSHBA.Madje në takimin me agjentë të fshehtë të policisë, Diveroli u ka ofruar atyre armë, duke thënë se posedon një sasi të mirë fishekësh e armatimesh, dhe u ka sugjeruar madje t'i provojnë atë në gjueti. Kështu, Diverolit ndërsa udhëtonte me automjetin e tij tip audi, me të cilën po shkonte në takimin me agjentet e maskuar të policisë, iu gjet një sasi e madhe municionesh në pjesën e prapme të makinës.

Në vitin 2008 Diveroli kishte nënshkruar një kontratë 300 mln dollarë ku nëpërmjet kompanisë AEY shiste armë që siguronte në Shqipëri drejt Aganistanit në përputhje me ligjin amerikan.
Ai u akuza se kishte mashtruar pasi ka fshehur origjinën e fishekëve , pasi nuk ishin prodhuar në Shqipëri, por në Kinë. Për këto akuza Diveroli u shpall i pafajshëm. Dy vjet më parë, Diveroli, asokohe vetëm 22 vjeç, u arrestua me akuzën e shitjes së paligjshme të armëve kineze për llogari të qeverisë amerikane në Afganistan. Eraim Diveroli është ish pronari i kompanisë AEY, i cili arriti të nënshkruajë një kontratë prej 300 milionë dollarësh me Pentagonin për blerjen e transportimin e municioneve nga Shqipëria në Afganistan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›